Eurodeputetët votojnë për të shpallur BE “zonë lirie” për personat LGBT
Teksa lëvizjet anti-LGBT po janë shtuar në mbarë Europën, eurodeputët kanë votuar në mënyrë simbolike për të shpallur gjithë territorin e Bashkimit Europian si “zonë lirie” për personat e LGBT.
Votimi u miratua të enjten me 492 vota pro, 141 kundër dhe 46 abstenime.
Terry Reintke, eurodeputete e partisë së gjelbër të Holandës dhe anëtare e komunitetit LGBT tha “E dimë që jetët tona janë ende në rrezik, të drejtat tona janë të kushtëzuara dhe liria jonë e shtypur në mënyrë brutale në shumë vende të BE”.
“Por ky është një hap dhe ne jemi shumë, ne jemi kudo dhe ne jemi të fortë”.
Lëvizja për pasjen e zonës së lirisë vjen si një reagim kundrejt mbi 100 bashkive në Poloni të cilat janë vetëshpallur si zona ku “nuk ka persona dhe ideologji LGBT”.
Por disa eurodeputetë kanë përkrahur qeverinë polake, si Ryszard Antoni Legutko, i cili ka vijuar të mbrojë të drejtën e tyre për të kufizuar liritë e personave LGBT.
“Rajonet tona janë krejtësisht kundër këtyre agjentëve të këtyre ideologjive që shfaqen nëpër shkolla dhe iu kallëzojnë ide absurde mbi fluiditetin e gjinisë. Dua të them se kjo është në kundërshtim me kushtetutën në Poloni dhe nuk është në përputhje me kartën e të drejtave themelore”, tha ai gjatë një debati në Parlamentin Europian.
Këtë javë, vrasja për shkak të orientimit seksual e një burri në Belgjikë, bëri që kryeministri i vendit të vendosë jashtë dritares së rezidencës së tij flamurin shumëngjyrësh të LGBT.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta