Eurodeputeti thyen rregullat, mbështetësi i Orban mori pjesë në një festë ku u gjet drogë
Një eurodeputet por edhe politikan i njohur i partisë në pushtet në Hungari është përfshirë së fundmi në skandal, pasi ka thyer rregullat e izolimit anti-COVID 19 duke marrë pjesë në një festë ku ndër të tjera sipas policisë është gjetur edhe prezencë e drogërave të ndryshme.
Ishte vetë politikani Jozsef Szajer një nga mbështetësit e afërt të kryeministrit Viktor Orban që pak ditë më parë dha dorëheqjen si eurodeputet, i cili konfirmoi se ishte i pranishëm në festë.
“Po isha prezent. Policia në Belgjikë shprehet se në festë janë gjetur pilula ekstazi, por nuk janë të miat”, u shpreh deputeti duke theksuar se i vinte keq që kishte thyer rregullat e izolimi anti-COVID.
Ai u kërkoi falje kolegëve votuesve dhe familjes së tij. Policia bastisi lokalin në Belgjikë duke ndaluar 25 persona, ndërsa sipas mediave ai që arriti të arratisej ishte pikërisht deputeti hungarez.
Szajer, është element kyç në partinë konservatore Fidesz të Viktor Orban dhe një aleat për më shumë se 30 vjet.
Incidenti vjen në një kohë kritike të raporteve mes BE dhe Hungarisë pasi kryeministri nacionalist Orban është në një mosmarrëveshje të ashpër me Brukselin mbi kriteret e sundimit të ligjit e së bashku me Poloninë ka vendosur veton mbi miratimin e buxhetit të unionit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta