”Eurostar” shpall kapitullimin, linja që lidh Britaninë me kontinentin Evropian kërkon ndihmë
Linja hekurudhore “Eurostar” ka pësuar një rënie të numrit të udhëtarëve prej 95% që nga nisja e Pandemisë dhe tashmë apelon qeverinë britanike për ndihmë financiare, përndryshe rrezikon të mbyllet.
Linja që përshkon Kanalin e Le Manshit dhe lidh Britaninë e Madhe me pjesën tjetër të Europës ka pësuar një rënie prej 95% të pasagjerëve që nga fillimi i krizës së shkaktuar nga kufizimet e Pandemisë Covid-19
“Eurostar” po përballet me rrezikun e falimentit, ndërkohë që një grup biznesesh në Londër i kanë bërë thirrje qeverisë britanike që të ndërhyjë për të shpëtuar “këtë lidhje thelbësore” me Europën.
Në një letër drejtuar qeverisë britanike, përfaqësues të linjës hekurudhore kërkojnë mbështetje financiare për të dalë nga kriza e krijuar vitin që shkoi nga Pandemia e Covid-19.
Letra e firmosur nga 28 anëtarët e grupit të biznesit “Londra e para” e përshkruan gjendjen e kompanisë hekurudhore si kritike, teksa në ndryshim nga kompanitë ajrore, ajo nuk ka mundur të marrë hua nga shteti britanik.
Aktualisht, linja hekurudhore “Eurostar” ka në funksion vetëm një udhëtim ditor midis Parisit dhe Londrës.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta