Evakuohen mijëra persona pas shpërthimit të vullkanit në Karaibe

10 Prill 2021 | 14:54

Rreth 16 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pas shpërthimit të vullkani La Soufriere në St. Vincent, një ishull në Karaibe.

Shpërthimi i parë ndodhi të premten në mëngjes, një ditë pasi qeveria lëshoi urdhrin për evakuimin e domosdoshëm të qytetarëve pas paralajmërimeve nga shkencëtarët të cilët kishin vënë re aktivitete sizmike pasditen e së enjtes.

Ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ketë shpërthime të tjera brenda harkut kohor të një jave.

“Shpërthimi i parë nuk është medoemos më i fuqishmi që mund të vijë nga vullkani”, tha Richard Robertson, gjeolog në Qendrën e Kërkimeve Sizmike në Universitetin West Indies’.

Kryeministri Ralph Gonsalves i ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë të respektojnë masat e COVID-19, teksa dha lajmin e mirë se nuk kishte raportime për humbje jete apo të lënduar nga shpërthimi i vullkanit.

“Do të ketë ndikim të keq mbi bujqësinë dhe mund të kemi humbur shumë kafshë, do të duhet të restaurojmë shtëpi, por sa të kemi jetën dhe forcën, do të rindërtojmë shtëpi më  të mira dhe më të forta së bashku”, tha kryeministri.

Gonsalves tha se në varësi të dëmeve, mund të duhet deri në 4 muaj për rikthimin e jetës në normalitet.

Vendet fqinje si Antigua dhe Guyana kanë ardhur menjëherë në ndihmë duke ofruar çadra, maska respiratorë dhe hapjen e përkohshme  të kufijve për strehimin e banorëve të evakuuar.

Shpërthimi i fundit i vullkanit është regjistruar në 1979, ndërsa në 1902 i ka marrë jetën rreth 1.600 personave.

Në Karaibet lindore janë 19 vullkane aktivë, përfshi dy nënujor pranë ishullit Grenada. Vullkani me aktivitetin sizmik më të lartë është Soufriere Hills në Montserrat duke pasur shpërthime të vazhdueshme që nga 1995.

Lexoni gjithashtu 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026