Evropa lehtëson kufizimet, në Hungari e Serbi rihapen shkollat, në Sllovaki e Zvicër, restorantet

20 Prill 2021 | 07:22

Vende të ndryshme evropiane kanë nisur lehtësimin e kufizimeve anti-Covid.

Kështu, në Hungari dhe Serbi janë rihapur shkollat në bazë të kushteve të caktuara, ndërsa në Sllovaki dhe Zvicër janë rihapur restorantet dhe dyqanet.

Pas disa javësh debat, pavarësisht kundërshtimeve të sindikatave, kopshtet dhe shkollat e arsimit fillor në Hungari janë rihapur.

Në njërën prej tyre, klasat u pastruan dhe dezinfektuan gjatë fundjavës.

Gjithashtu, fëmijëve u është matur temperatura tek hyrja dhe u është dhënë anti-bakterial të gjithëve.

“Për shkak të veçorive të moshës, edukimi digjital nuk është më i përshtatshmi për këta fëmijë. Prandaj, si nxënësit edhe mësuesit e kanë kuptuar se vendi i tyre është në shkollë, për të ndjekur mësimin”, u shpreh Judit Gal, drejtoreshë shkolle në Budapest.

Ndërkohë, Portugalia ditën e hënë zbuti masat kundër COVID, duke lejuar rihapjen e qendrave tregtare, gjimnazet dhe universitetet, si dhe duke lejuar takimet mes familjarëve, pasi kuota e infektimeve ra.

Ky është hapi i tretë nga 4 që ka procesi i lehtësimit të kufizimeve, që nisi në mes të marsit.

Edhe në Serbi, shkollat filluan të hënën semestrin e dytë, me disa fëmijë që ndoqën mësimin në klasë dhe të tjerë online nga shtëpia.

Mësimi do të jetë 30 minuta, në vend të kohës standarde prej 45 minutash, ndërsa viti shkollor do të jetë 5 ditë më i gjatë për shkak të pandemisë.

Në Sllovaki, banorët e Bratisllavës mbushën të hënën rrugët, pasi vendi lehtësoi pjesërisht kufizimet e coronavirusit, duke lejuar hapjen e dyqaneve dhe floktoreve.

Edhe në Zvicër, nga e hëna janë lejuar të rihapen ambientet e jashtme të restoranteve, kinematë dhe palestrat, që mundën të rifillojnë nga puna në bazë të kushteve të caktuara. Që në orët e mëngjesit, në Lucernë kishin filluar përgatitjet.

Lexoni gjithashtu:

Protesta kundër masave anti-COVID, nga Gjermania, në Itali e Bosnje, qytetarët mbushin sheshet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026