Evropa në protestë kundër racizmit: Nuk mund të marr frymë

8 Qershor 2020 | 04:57

Nuk mund të marr frymë, Pa drejtësi nuk ka paqe, Black Lives Matters këto janë thirrjet që kanë pushtuar jo vetëm shtetet amerikane por shumë qytete evropiane e jo vetëm.

Me mijëra protestues në të gjithë Evropën kanë mbushur rrugët në mbështetje të protestës globale kundër racizmit dhe dhunës policore, nismë e nisur në SHBA pas vrasjes së 46 vjecarit afroamerikan George Floyd nga një officer policie.  

Protestuesit mbushën rrugët në Britani, Itali, Spanjë, Belgjikë, Danimarkë dhe Hungari.

Duke mbajtur maskë në fytyrë, të gjunjëzuar dhe duke heshtur për 9 minuta  protestuesit mbushën Sheshin kryesor të Romës .Në pankartat që mbanin në duar lexohej Nuk mund të Marr frymë, Heshtja është dhunë, Black Lives Matters.

Protestat ishin më pak të qeta në Britani të Madhe ku nuk munguan përplasjet me policinë e  cila përdori gazlotsjellës për të shpërndarë turmën. Duke brohorisur Black Lives Matters ata hidhnin shishe dhe mjete pirotektinke kundrejt policisë. Kryebashkiaku I londrës bëri thirrje për qetësi si dhe të respektohet distance sociale.

Edhe në Belgjikë protestat nuk ishin të qeta. Protestuesit hipën mbi statujën e Mbretit leopold 2 duke thirrur vrasës dhe duke valëvitur flamurin e Republikës Demokratike të Kongos.Policia përdori gazlotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Përplasje u shënuan edhe në Gjermani dhe Francë. Në Berlin të paktën 93 persona u arrestuan, policia bëri me dije se disa oficerë dhe një fotograf u lënduan pasi turma hidhte shishe dhe gurë.

Protestat kundët racizmit pritet të vijojnë edhe në ditë në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026