Evropa nën hijen e COVID-19, rifillon mbyllja e bareve dhe restoranteve në shumë shtete
Rritja e rasteve të reja me coronavirus po detyron autoritetet në shumë shtete evropiane të rivendosin masat kufizuese për të parandaluar një valë të dytë të pandemisë.
Nga e mërkura të gjitha baret, kafenetë dhe restorantet në Holandë do të mbyllen dhe shitja e alkoolit dhe kanabisit gjithashtu do të ndalohet pas orës 20:00.
Kryeministri Mark Rutte ka urdhëruar që maskat duhet të mbahen në hapësirat e brendshme nga të gjithë personat mbi 13 vjeç. Ne Britani është raportuar numri më i lartë i të infektuarve që nga qershori me rreth 17 mijë të sëmurë.
Ndërkohë që Liverpoli është duke u ambientuar me kufizimet e reja, Partia Laburiste ka kritikuar qeverinë se plani i masave nuk po funksionon dhe nevojitet një bllokim kombëtar. Edhe qeveria në Çeki ka nisur të rivendosë masa kufizuese të pjesshme. Për tri jave do të mbyllen shkollat, baret dhe lokalet. Restorantet po ashtu do të mbyllen dhe nuk do të lejohet konsumimi në publik i alkoolit.
Shteti Evropës Qendrore po raporton rritjen më të lartë të të infektuarve në rajon. Fqinjët e saj sikundër Gjermania dhe Polonia po ashtu janë duke raportuar për një shtim të rasteve të reja me COVID-19.
Kryeministri polak Andrej Babis ka bërë me dije se nga e hëna është urdhëruar mbyllja e bareve dhe restoranteve. Për të paktën dy javë do të mbyllen edhe teatrot kinematë, muzetë. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në 2 nëntor. Maskat janë bërë të detyrueshme dhe ndalohen grumbullimet me më shumë se 6 persona.
Në Berlin dhe Hamburg deri në fund të tetorit restorantet dhe baret duhet të mbyllen në orën 23:00 deri në orën 6 të mëngjesit. Nga 12 tetori janë bërë më të forta edhe masat për mbajtjen e maskave.
Ndërkohë edhe Italia ka ndërmarrë kufizime të reja. Baret dhe restorantet janë ndaluar tu ofrojnë shërbim klientëve pas orës 9. Festat janë ndaluar ndërsa maskat janë bërë të detyrueshme kudo.
Franca po ashtu është duke u përballur me masat e reja kufizuese, presidenti Macron pritet të bëjë me dije planin e ri me te cilin do te operoje qeveria franceze.
Lexoni gjithashtu:
Alarm në Londër, kryebashkiaku paralajmëron përshkallëzimin e masave anti-Covid
Mbyllja e bareve në BE, Belgjikë, prodhuesit e birrës kundër masave të qeverisë
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta