Evropa përshëndet Biden, shpresë për marrëdhënie më të mira
Jo të gjitha votat janë numëruar, jo të gjitha shtetet janë deklaruar, por me Joe Biden drejt Shtëpisë së Bardhë, shumica e liderëve evropianë kanë shprehur mbështetjen e tyre.
“Uroj përzemërsisht Joe Biden për zgjedhjen si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Ne gjermanët dhe evropianët e dimë se duhet të marrim përsipër më shumë përgjegjësi për partneritetin tonë të shekullit të 21-të. Amerika mbetet aleati ynë më i rëndësishëm, por pret nga ne, me të drejtë, që të bëjmë më shumë përpjekje për sigurinë tonë dhe për t’i përcjellë botës bindjet tona”, tha Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.
“Bashkimi Evropian është gati për intensifikimin e bashkëpunimit me administratën e re dhe Kongresin e ri amerikan. Së bashku do të adresojmë çështjet globale, që nga pandemia e COVID dhe impakti ekonomik i saj, deri tek klima dhe biodiversiteti”, u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Urime kanë ardhur edhe nga qeveria britanike. Por, teksa negociatorët e Breksit takohen sërish në Londër, ekzistojnë shqetësime për reagimin që presidenca e Biden do të ketë ndaj kësaj çështjeje, pasi mund të cenojë marrëdhënien speciale mes SHBA dhe Britanisë.
“Mendoj se ka më shumë gjëra që bashkojnë qeverinë tonë me atë të Uashingtonit se sa gjëra që na ndajnë. Ne kemi vlera të njëjta, interesa të përbashkëta dhe një perspektivë globale të përbashkët. Kemi punë të mëdha për të bërë së bashku për të mbrojtur këto vlera”, tha Boris Johnson, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Nuk ka pasur mbështetje nga kryeministri slloven, i cili javën e kaluar konsideroi Donald Trump fituesin e zgjedhjeve dhe këtë fundjavë ndau një seri teorish konspirative për vjedhje votash. Sidoqoftë, më vonë ai tha se marrëdhëniet miqësore me SHBA do të vijojnë.
Zgjedhja e Biden është mirëpritur në pjesën dërrmuese të Evropës. Privatisht, shumë liderë janë ndjerë të qetësuar që nuk do të jetë Trump edhe për 4 vjet. Por megjithatë, ndryshimi i administratës për 4 vitet e ardhshme nuk do të thotë një kthim në 2016-n të marrëdhënieve në të dy anët e Atlantikut.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta