Evropës i duhet energjia bërthamore, 14 ministra kërkesë BE për furnizim përmes termocentraleve bërthamore

13 Tetor 2021 | 09:32

16 ministra e ekonomisë dhe energjetikës nga 10 vende evropiane, në një reagim të përbashkët theksuan rëndësinë e energjisë bërthamore, duke deklaruar se “prodhimi i energjisë bërthamore është arma më e mirë për të fituar luftën kundër ndryshimit të klimës”. Kur shqetësimet për furnizimin dhe kërkesën e energjisë janë rritur për shkak të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit global, rritjes së çmimeve të naftës dhe mbështetjes së tepruar në gazin rus, vlerësohet  se termocentrali bërthamor do të zgjidhë problemin.

“Fuqia bërthamore është një burim i lirë, i besueshëm dhe i pavarur i energjisë. Ne bëjmë thirrje që fuqia bërthamore që të përfshihet në listën e klasifikimeve të energjisë së gjelbër të Bashkimit Evropian deri në fund të këtij viti”, shprehen ata.

Në letrën dërguar Komisionit Evropian, ministrat theksojnë se rritja e fundit e çmimeve të energjisë tregon se sa e rëndësishme është të zvogëlohet varësia e energjisë nga vendet e huaja. Impiantet bërthamore prodhojnë mbi 26% të energjisë elektrike të prodhuar në Bashkimin Evropian.

Të gjitha vendet nënshkruese operojnë  me termocentrale bërthamore përveç Polonisë, e cila synon të vendosë reaktorin e saj të parë deri në vitin 2033. Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian, një trup këshillues shkencor, tha kohët e fundit se fuqia bërthamore duhet të përfshihet në taksonominë e gjelbër si një mjet i dobishëm për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të politikës klimatike të bllokut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026