English

Facebook dhe Twitter pezullojnë presidentin Trump nga platformat e tyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Facebook dhe Twitter kanë pezulluar presidentin amerikan Donald Trump nga platformat e tyre, pas protestave të dhunshme dhe mësymjes së Kongresit nga mbështetësit e tij.

- Advertisement -

Twitter i bllokoi presidentit llogarinë për 12 orë dhe njoftoi se nëse ai vazhdon të thyejë rregullat mund të pezullohet përgjithmonë.

Kompania kërkoi fshirjen e tre postimeve të Trump, përfshirë edhe një video të shkurtër përmes së cilës presidenti u kërkoi mbështetësve të tij të “shkonin në shtëpi”, ndërsa përsëriste disa informacione të rreme për integritetin e zgjedhjeve presidenciale. Llogaria e Trump më pas i fshiu postimet.

Facebook gjithashtu bëri të njëjtën gjë me Twitter, duke njoftuar se presidenti nuk do të mund të postonte për 24 orë pas dy shkeljeve të politikave të platformës.  

Jennifer Grygiel, një profesore e komunikimit dhe eksperte e rrjeteve sociale tha se ngjarjet e së mërkurës në Uashington janë rezultat i sjelljes së Trump në rrjetet sociale, ku ai bën propaganda dhe shpërndan informacione të rreme. Ajo shtoi se këto kompani duhet të mbajnë përgjegjësi për mosveprimin e tyre më herët.

“Kjo është ajo çfarë ndodhi,” tha Grygiel. “Ne nuk pamë vetëm një shkelje në Kapitol. Politikat e rrjeteve sociale janë thyer nga presidenti në mënyrë të përsëritur. Ky është dezinformim. Kjo ishte një përpjekje për grusht shteti në SHBA”, shpjegon ajo.

Grygiel tha se vendimi i platformës për të hequr videon – dhe pezullimin e llogarisë së tij nga Twitter – janë shumë pak, shumë vonë.

Trump postoi një video më shumë se dy orë pasi protestuesit mësynë në Kongres, duke ndërprerë ligjvënësit për të konfirmuar rezultatet e Kolegjit Zgjedhor dhe fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Deri më tani, YouTube nuk ka ndërmarrë veprime për të pezulluar llogarinë e Trump.

 

Lexoni gjithashtu:

Mësymja e Kongresit, humb jetën një grua

Kaos dhe dhunë në Kongresin amerikan, 4 persona humbën jetën pas përplasjes me policinë

Zv-presidentja e zgjedhur Kamala Harris kërkon që të marrë fund sulmi në Kapitol

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?