Facebook, fitime rekord pavarësisht rrjedhjes së dokumenteve

26 Tetor 2021 | 19:31

Facebook ka siguruar fitime më të larta se parashikimet në tremujorin e tretë të vitit, edhe pse vazhdon të përballet me akuza të formuluara nga rrjedhja e dokumenteve të brendshme.

Konkretisht rrjeti social fitoi 9 miliardë dollarë në korrik, gusht dhe shtator, më lartë se 7.8 miliardë të fituara të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, kompania është prekur nga një përditësim i ri i privatësisë për sistemin operativ iOS 14 të “Apple”, që e bën më të vështirë për markat të çojnë reklamat e tyre tek përdoruesit.

Fitimet vijnë në një kohë kur Facebook po përballet me akuzat për sjellje jo etike nga një ish-punonjse e tij.

Frances Haugen, ish-menaxhere pranë rrjetit social, ka publikuar një dosje me dokumente të brendshme, që sugjerojnë se Facebook vendos fitimet përpara sigurisë së përdoruesve.

Gjithashtu, media të ndryshme kanë raportuar se dokumentet tregojnë se si stafi i kompanisë ka dështuar në frenimin e përmbajtjeve që promovojnë ekstremizmin dhe nxisin urrejtjen.

Ditën e hënë, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg u tha investitorëve në një video-konferencë se, publikimi i dokumenteve në fjalë është vetëm një përpjekje për të krijuar një imazh të rremë të kompanisë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026