Fari Cordouan i Francës siguron mbrojtje nga UNESCO
I goditur nga era prej më shumë se 400 vitesh dhe i quajtur ndryshe si “mbreti i fareve”, fari Cordouan i Francës arriti të fitojë njohjen nga UNESCO.
Monumenti, i cili do të shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore është i fundit që banohet në Francë dhe i dyti pas La Coruna të Spanjës që fiton këtë status nga organi i trashëgimisë botërore.
Cordouan u ndërtua në fund të shekullit të XVI-të dhe ndodhet në grykëderdhjen Gironde në Francën Jugperëndimore.
Sipas Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ai qëndron në një mjedis shumë të ekspozuar dhe armiqësor
Fari është projektuar nga inxhinieri Louis de Foix, dhe në fund të shek. të XVIII-të është rimodeluar nga inxhinieri Joseph Teulere.
Duke e përshkruar si një “kryevepër të sinjalizimit detar”, kulla mishëron fazat e rëndësishme të historisë arkitektonike dhe teknologjike të fareve.
Ai ilustron artin e ndërtimit të këtyre objekteve, kur fenerët luajtën një rol të rëndësishëm si shënjuesi territorialë dhe si instrumente të sigurisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta