FBI gjen dokumente të klasifikuara në shtëpinë e ish-zv.presidentit amerikan

24 Janar 2023 | 19:37

Në shtëpinë e ish-zv.presidentit amerikan, Mike Pence, janë gjetur dokumente të klasifikuara.

Dokumentet, që janë zbuluar nga një avokat, javën e kaluar në shtëpinë e Pencit në Indiana, i janë dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Përfaqësuesit e Pence u kanë dërguar letër Arkivave Kombëtare, duke i njoftuar për dokumentet.

FBI më pas ka shkuar në shtëpinë e ish-nënpresidentit për t’i mbledhur ato.

Së fundi është raportuar se dokumente të klasifikuara janë gjetur edhe në shtëpinë e presidentit aktual amerikan, Joe Biden.

Presidenti Biden ka ofruar qasje “në shtëpinë e tij për t’i lejuar Departamentit të Drejtësisë të kryejë kërkime për material potencial të klasifikuar” kanë thënë autoritetet.

Dokumente të klasifikuara janë gjetur më parë edhe në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai, bashkë me avokatët, i kanë rezistuar dorëzimit të dokumenteve, derisa FBI-ja e ka bastisur shtëpinë e tij në Florida.

Trump përballet me hetime penale nën dyshimet për keqpërdorim të dokumenteve.

Ai ka hedhur poshtë çdo akuzë dhe ka pretenduar se presidenti Biden është duke u trajtuar më mirë nga FBI-ja.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026