FBI publikon dokumentin për 11 shtatorin, detaje për lidhjet e terroristëve me shtetas sauditë në SHBA

13 Shtator 2021 | 10:24

FBI ka publikuar një dokument të deklasifikuar ku jepen detaje mbi lidhjet midis qytetarëve sauditë në SHBA dhe dy prej agresorëve të 11 shtatorit.

Të afërmit e viktimave kanë kërkuar prej kohësh publikimin e dosjeve, duke argumentuar se zyrtarët sauditë kishin njohuri paraprake, por nuk u përpoqën të ndalonin sulmet. Dokumenti nuk jep dëshmi se qeveria saudite ishte e lidhur me komplotin e 11 shtatorit.

Pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit e avionëve ishin shtetas sauditë. Përpara deklasifikimit, ambasada saudite në Uashington përshëndeti publikimin dhe mohoi  çdo lidhje midis mbretërisë dhe rrëmbyesve, duke i përshkruar pretendimet e tilla si “të rreme dhe dashakeqe”.

Dokumenti u deklasifikua në 20 vjetorin e sulmeve më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane ku 3.000 njerëz  mbetën të vrarë.

Ky dokument i FBI-së me 16 faqe bazohet në intervistat me një burim, i cili përshkruan kontaktet midis disa shtetasve sauditë dhe dy prej rrëmbyesve, Naëaf al-Hazmi dhe Khalid al-Midhar. Rrëmbyesit u paraqitën si studentë për të hyrë në SHBA në vitin 2000. Memoja e FBI thotë se ata morën mbështetje logjistike nga Omar al-Bayoumi, për të cilin dëshmitarët thanë se ishte një vizitor i shpeshtë i Konsullatës Saudite në SHBA.

Administratat e George W. Bush, Barack Obama dhe Donald Trump refuzuan të deklasifikojnë dokumentet, duke nënvizuar shqetësimet mbi sigurinë kombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026