Fëmijët duhet të kenë mbiemrat e të dy prindërve, gjykon Kushtetuesja italiane

28 Prill 2022 | 10:30

Gjykata Kushtetuese e Italisë ka vendosur se fëmijët duhet të marrin që në lindje mbiemrat e të dy prindërve të tyre.

Vendimi i së mërkurës rrëzon traditën historike të vendosjes së mbiemrit të babait tek të sapolindurit.

Sipas Gjykatës, kjo normë është ‘diskriminuese dhe e dëmshme për identitetin’ e fëmijës, teksa shtoi se duhet të jenë të dy prindërit që do vendosin për mbiemrin.

Megjithatë, nëse nëna dhe babai janë dakord, fëmijët italianë do të mund të mbajnë vetëm një mbiemër.

Tashmë, i takon parlamentit italian të miratojë legjislacionin e ri për t’iu përshtatur vendimit të gjykatës.

“Kjo është një çështje që është zvarritur nga një mandat parlamentar në tjetrin”, thotë Renate Gebhard, liderja e partisë popullore të Tirolit të Jugut.

“Prindërit duhet të kenë përgjegjësi dhe të drejta të barabarta, boll më me diskriminime penalizuese ndaj nënave dhe fëmijëve”, tha Laura Boldrini, deputetete e partisë demokratike.

Ministrja për Familjet Elena Bonetii tha në Facebook se qeveria do e mbështesë plotësisht ligjin e ri.

LEXONI GITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026