Fëmijët e familjes Çepani rrëfejnë për rritjen e tyre të pazakontë

25 Dhjetor 2020 | 18:11

Një nga marrëdhëniet më të veçanta është ajo mes vëllait dhe motrës. Dhe për të veçantat e kësaj marrëdhënie do flasin në “Jo Tabu”, dy motrat dhe vëllai i tyre i vogël, Arbër Çepani.

“Jemi një familje që është goxha rehat dhe atë që e ka ndjerë gjithmonë një lloj dashurie të madhe”,-rrëfen Arbër.

Por se cili është çelësi për një marrëdhënie të fortë në familje do e sjell emisioni” Jo Tabu” emision që mbështetet nga Unfpa nëpërmjet disa këshillave.

Mos i krahaso fëmijët me njëri-tjetrin.

Mësoji të respektojnë ndryshimet mes njëri-tjetrit dhe të dëgjojnë.

“Kam përshtypjen se fakti që kemi qenë në vende të ndryshme ka forcuar lidhjen tonë”,-thotë Edlira për Jo Tabu.

Baza e marrëdhënies mes vëllait e motrave duket se është komunikimi, të cilin e kanë të trashëguar dhe jo të fituar.

Edlira gjatë bisedës kujton ndryshimet në sjelle të mësueseve në Kubë ku i dëgjonin dhe në Shqipëri që i gjuanin me vizore.

Por kanë dhe shumë kujtime të bukura dhe njëra prej tyre është hapja e Komitetit nga Arbëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara