Fenomeni George Floyd, SHBA në ditën e 11-të të protestave, Biden kundër Trump

6 Qershor 2020 | 12:27

Për të 11 ditë me radhë në qytetet amerikane vijojnë protestat kundër dhunës policore dhe racizmit të nisura pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.  Në disa qytete protestuesit vijojnë të injorojnë shtetrrethimin ndërsa në qytetet të tjera protestat janë më paqësore.

Rasti Floyd duket se ka vënë përballë Presidentin Trump dhe kandidatin demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden

“Pavarësisht racës, ngjyrës, gjinisë ose fesë. Ata duhet të marrin një trajtim të drejtë nga zbatimi i ligjit. Duhet ta marrin patjetër. Të gjithë pamë se çfarë ndodhi javën e kaluar. Ne nuk mund ta lejojmë që të ndodhë. Shpresojmë që George (Floyd) po sheh tani nga lart dhe po thotë se ajo ç’ka po ndodh në vendin tonë është e mrekullueshme. Është një ditë e shkëlqyer për të, por për të gjithë”, tha Trump.

Një deklaratë të tillë Joe Biden e cilësoi përçmuese.

Fjalët e fundit të George Floyd. Nuk mund të marr frymë, kanë marrë jehonë në të gjithë kombin dhe në mbarë botën. Që presidenti të përpiqet të vendosë  fjalë te tjera në gojën e George Floyd, sinqerisht mendoj se është përçmuese”, tha Biden.

Rasti Floyd në SHBA duket se shërbeu për të kërkuar më shumë të drejta civile dhe reforma në sistemin e drejtësisë penale të Amerikës. shtrirja e protestave nisi të zbehet pasi prokurorët në Minneapolis shtuan akuzat ndaj 4 policëve të përfshirë në vrasjen e 46-vjeçarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026