Fermerët francezë protestojnë kundër rritjes së çmimeve të karburantit

11 Maj 2026 | 16:21

Rreth 50 fermerë protestuan të hënën në rajonin e Lionit, pas thirrjes së sindikatës Coordination Rurale, për shkak të rritjes së madhe të kostove të karburantit si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme.

Protestuesit bllokuan fillimisht rrugën me 20 traktorë dhe më pas u nisën drejt Lionit përgjatë autostradës  të shoqëruar nga policia.

Protesta u mbajt pavarësisht ndalimit të vendosur nga prefektura për çdo marshim apo demonstratë për arsye sigurie për shkak të materialeve të rrezikshme  që ndodhen aty.

Sindikata Coordination Rurale deklaroi se kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm dhe fermerët nuk po arrijnë të përballojnë çmimet e larta të karburantit dhe naftës bujqësore (GNR).

Më 21 prill, qeveria franceze prezantoi një paketë ndihme prej 20 milionë eurosh për fermerët, duke përfshirë rritjen e përkohshme të rimbursimit të naftës bujqësore me 15 cent për litër gjatë muajit maj.

Paketa përfshin gjithashtu shtyrjen e pagesave të taksave dhe sigurimeve shoqërore, kredi të shpejta për karburantin dhe pezullimin e akcizës për karburantin e traktorëve gjatë muajit prill.

Megjithatë, sindikatat bujqësore e konsiderojnë këtë mbështetje të pamjaftueshme. FNSEA, sindikata më e madhe e fermerëve në Francë, kërkon ndihmë prej 30 cent për litër karburant.

Presidenti i FNSEA-së, deklaroi se çmimet e naftës bujqësore janë rritur nga 60% deri në 80% dhe se ndihma e qeverisë do të përfitojë vetëm një pjesë të vogël të fermerëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026