Fermerët grekë kërkojnë mbështetje për rritjen e çmimit të energjisë

18 Shkurt 2022 | 13:37

Për javë të tëra, traktorët ndalojnë përgjatë autostradave të Greqisë, ndërsa fermerët të dëshpëruar të gjendur mes çmimeve të larta të energjisë kërkojnë ndihmë financiare.

Goditja nga çmimet të larta të energjisë përkthehet në fatura të shtrenjta të shërbimeve dhe në rritje të çmimeve të ushqimeve pasi fermerët dhe supermarketet detyrohen të kalojnë kostot tek klientët.

“Vitin e kaluar, plehrat kimike kushtuan 500 euro për ton. Këtë vit, blerja e tyre kushton rreth 1.700 deri në 1.800 (euro) për ton. Të gjitha këto rritje kanë  ndodhur sepse çmimet e gazit natyror dhe të naftës janë rritur. Me naftën 1.60 euro (1.82 dollarë për litër), është shumë e vështirë. Kemi shumë shpenzime bujqësore dhe na duhet karburant në baza ditore”, shprehet një fermer 25-vjeçar.

Çmimet e larta të energjisë, po nxisin shifra të larta inflacion. Kjo situatë po ndihet në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën, duke shtuar stres financiar mbi qeveritë, familjet dhe bizneset.

Ashtu si shumë anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian, Greqia ka nxituar me subvencione, ulje taksash dhe masa të tjera të përkohshme për të ndihmuar familjet të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Megjithatë, perspektivat për ndihmë në terma afatgjatë janë të dyshimta. Ndryshimet e shpeshta të motit ekstrem, pandemia, ndikimi i krizës Ukrainë-Rusi në çmimet e energjisë, ndërkohë, vazhdojnë të përkeqësojnë ankthin e tregut dhe të konsumatorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026