Festa e Falenderimeve në SHBA mund të ndikojë në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19
Nëse keni ftuar të afërm në shtëpinë tuaj në Pensilvani të SHBA, të gjithë ju duhet të mbani një maskë gjatë kohës që jeni së bashku, sipas rregullit të ri. Por shumë qytetarë amerikanë nuk kanë ndër mend ta ndjekin atë.
“Askush nuk do të më tregojë mua se çfar mundem apo nuk mundem të bëj në shtëpinë time”, thotë Barb Chesnut, 60 vjeç. “Ata nuk më paguajnë faturat mua, kështu që nuk do të më tregojnë as se çfarë të bëj”.
Ndërsa guvernatorët dhe kreytarët e bashkive përballen me një pandemi të dalë nga kontrolli, ata kanë filluar të vendosin rregulla të tilla, si mbajtja e maskave në shtëpi apo reduktimi i eventeve në mjedise të brendshme, të cilat janë fajësuar për përshpejtimin e përhapjes së coronavirusit.
Por ndërsa këto masa janë vendosur me ligj, ato janë, në terma praktikë, të pazbatueshëm, dhe zyrtarët në SHBA shpresojnë që qytetarët do t’i ndjekin ato në mënyrë vullnetare.
Një ndër festat më të mëdha familjare në SHBA është Festa e Falenderimeve, e cila në zakon festohet me tavolina të mëdha. Por, këtë vit autoritetet druhen se pas kësaj feste do të ketë një shtim të madh të numrit të rasteve.
Shumë prej qytetarëve kanë vendosur të zvogëlojnë planet për Festën e Falenderimeve, duke shmangur takimet apo duke mbajtur maskat pranë njerëzve me të cilët nuk jetojnë, por është e pashmangshme që një numër i konsiderueshëm i popullësisë të mos i marrë parasysh këto këshilla.
Ekspertët shprehen se kjo mund të ndikojë në mbingarkesën e spitaleve dhe mund të sjellë një rritje akoma më të madhe gjatë periudhës së festive.
Lexoni gjithashtu:
Papa pret lojtarët e NBA-së: Sporti, mjet për të shëruar padrejtësitë sociale
Britania heq bllokadën. Johnson njofton masat e reja lehtësuese, në fuqi deri në mars
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta