Festivali Ballkanik në Bruksel, nga 21-25 prill mund të ndiqni online muzikë, filma dhe dokumentarë
Festivali Balkan Trafik në Bruksel feston përvjetorin e tij të 15-të. Sikundër vitin e kaluar, pandemia i detyroi organizatorët të transmetonin programin e tyre me muzikë, kinema, debate, art dhe ekspozita përmes internetit.
Një aplikacion i ri u konceptua që audienca të ndjekë festivalin me telefonat e tyre mobil, aplikacioni që do të funksionojë edhe pas festivalit. Jo të gjithë muzikantët mund të shkojnë në Bruxelles për të performuar për transmetimin e drejtpërdrejtë.
“Nga 10 banda, ka 5 të tilla që mund të vijnë në Bruksel. Kështu që unë punësova një ekip me shumë kamera për t’u bashkuar me muzikantët në shtetet e tyre sikundër, në Moldavi, Kosovë, Serbi ose Bullgari. Do të ketë skuadra me një pajisje me shumë kamera për t’i filmuar ats për një transmetim të drejtpërdrejtë. Dhe muzikantët që mund të sjell në Bruksel do të interpretojnë në një studio super të mirë e cila është e pajisur me shumë kamera”, u shpreh Nicolas Wiewrs.
Në kohën e COVID, edhe një version digjital i një festivali është një sfidë e madhe logjistike për organizatorët për të parandaluar transmetimin e virusit
“Të gjithë janë të shqetësuar, ju duhet të respektoni të gjitha grupet e ndryshme, keni ekipin e regjistrimit, teknikët, ekipin e prodhimit, muzikantët. Ne krijuam ndarjen me një ekspert të cilin ne e punësuam për të organizuar rrjedhën e punës dhe për të parandaluar kontaktin midis grupeve të ndryshme. Do të kishte qenë më e lehtë për mua të hiqja dorë, të gjithë do të kishin thënë: ‘Nicolas, është shumë më mirë të braktisësh festivalin për herë të dytë, do të shohësh vitin e ardhshëm, mbaji paratë’. Por unë thashë ‘Jo’ sepse atje ka vullnet për të qëndruar gjallë, për të bërë diçka, për të paguar artistët dhe ekipet, kjo është ajo që më motivoi këtë vit”, u shpreh më tej ai.
Festivali multikulturor i kushtohet artit dhe muzikës së Ballkanit nga 21 deri në 25 Prill, në një edicion 100% digjital.
Koncertet, debatet dhe krijimet do të jenë në dispozicion të plotë në faqen e internetit të festivalit, kundrejt pagesës për 9,99 €.
Do të ketë edhe një seri prej dhjetë dokumentarësh prej 27 minutash, të xhiruara në dhjetë vende, për të ilustruar pasurinë kulturore dhe shoqërore të këtij rajoni sa të larmishëm , aq edhe magjepsës.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta