Festivali i Filmit në Kanë, yjet botërorë të kinemasë zbresin në tapetin e kuq
E gjithë vëmendja e artit gjatë këtij muaji do të jetë në jug të Francës, aty ku zhvillohet Festivali i Filmit.
Në dy javë do të prezantohen 60 filmat më të mirë të kinemasë botërore, që do të gjykohen nga një juri profesioniste me në krye regjisorin Spike Lee.
Festivali shënon rikthimin për regjisorin Leos Carax, i cili prej 9 vitesh nuk ka realizuar asnjë film, ndërsa këtë vit garon me “Annette”.
Një komedian dhe një këngëtare opere, prindër të Annette e cila do të ndryshojë fatet e tyre, ky është thelbi i historisë së filmit që garon për çmimin kryesor “Palma e Artë”.
Deri në datën 17 korrik, kur do të shpallen fituesit, do të shfaqen çdo ditë nga dy filma.
Dy vite mungesë për shkak të pandemisë, ama Festivali i Filmit në Kanë kthehet këtë vit për të shfaqur më shumë filma se zakonisht. Thierry Frémaux, drejtori i festivalit e cilëson “një edicion përmbledhës”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rikthehet edicioni 74 i Festivalit të Filmit në Kanë, përgatitjet drejt fundit
- Festivali i filmit “Tribeca” rikthehet në New York, eventi mbledh yjet e kinematografisë
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë