FIFA ‘nxjerr zbuluar’ Sylvinhon, zyrtarizon para kohe afrimin e ri në kombëtaren shqiptare të futbollit
FIFA ka zyrtarizuar afrimin e Bujar Pllanës në kombëtaren shqiptare të futbollit. Mbrojtësi 24-vjeçar i lindur në Mitrovicë luan me Lechia Gdansk në Poloni dhe më herët ka qenë në fushë tre herë për përfaqësuesen U-21 të Kosovës. Tanimë Sylvinho i ka dërguar ftesë mbrojtësit që luan në qendër dhe në krahun e djathtë të fushës.
Organizmi më i lartë i futbollit botëror ka dhënë lejen dhe Pllana ka kaluar nga Kosova për te Shqipëria, diçka formale pasi mbrojtësi nuk kishte asnjë pengesë pasi nuk ka luajtur asnjë takim me ekipin A të dardanëve.
24-vjeçari ka luajtur në Superligën e Kosovës te skuadrat; Trepça ’89, Feronikeli ’74 dhe Prishtina, para se në vitin 2023 të kalonte Slaven Belupo në Kroaci dhe më pas te Lechia Gdansk në Poloni ku luan prej një viti e gjysmë.
Këtë sezon në Superligën polake Bujar Pllana ka luajtur 11 ndeshje për 794 minuta në total. Veç qendrës së mbrojtjes, ai luan edhe në krahun e djathtë dhe duket si një përforcim i Hysajt dhe Balliut. Duket se Pllana nuk do jetë risia e vetme e Sylvinhos, pasi me Shqipërinë pritet të afrohet edhe mbrojtësi i majtë i AEK-ut të Athinës, Stavros Pilios.
Më 26 mars në Varshavë do luhet sfida play-off për Kupën e Botës 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë. Sfida teke vendos për ekipin që do kalojë në finalen play-off për një biletë në Grupet e Botërorit që do zhvillohen këtë verë nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Javën e ardhshme Sylvinho pritet të publikojë listën me emrat e futbollistëve të grumbulluar për fazën play-off.
Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
Përfundon pa gola ndeshja në San Francisko, Australia siguron kualifikimin pas barazimit me Paraguain
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake
- 09:25 Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike
- 09:18 Ndalimi i rrjeteve sociale për adoleshentët, Australia synon masa më të ashpra
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve