Fillon armëpushimi mes Izraelit e Hezbollahut për t’i dhënë fund luftimeve në Liban

27 Nëntor 2024 | 07:25

Një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut hyri në fuqi në orën 4 të mëngjesit me orën lokale në Liban mes shpresave se armëpushimi do t’i japë fund sulmeve izraelite ndaj qyteteve libaneze dhe do të ndalojë më shumë se një vit luftime në Libanin jugor dhe Izraelin verior.

Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se marrëveshja midis Izraelit dhe Hezbollahut përfshin tërheqjen e forcave izraelite nga Libani për 60 ditë, me ushtrinë libaneze që merr kontrollin e territorit në jug të vendit për të siguruar që Hezbollahu të mos rindërtojë forcat.

Korrespondenti i Al Jazeera-s në Libanin jugor, Ali Hashem tha se njerëzit libanezë po shikojnë nëse armëpushimi “do të mbahet apo jo” dhe nëse lufta me të vërtetë “i ka ardhur fundi”.

Sulmet izraelite kanë vrarë dhjetëra njerëz në Gaza, duke përfshirë 13 persona të strehuar në një shkollë në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.

Që nga fillimet e luftimeve në tetorin e 2023 në Gaza kanë gjetur vdekjen rreth 44,249 palestinezë dhe janë plagosur 104,746 të tjerë. Të paktën 1,139 njerëz janë vrarë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi dhe më shumë se 200 janë marrë robër.

Në Liban, të paktën 3,823 njerëz janë vrarë dhe 15,859 janë plagosur nga sulmet izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026

Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë

Një superkompjuter në Kinë ka arritur të zërë vendin e parë në botë, duke u renditur si sistemi më i fuqishëm kompjuterik global, sipas listës...
19:27 | 24/06/2026

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të...
18:58 | 24/06/2026