Fillon zbarkimi i 180 emigrantëve të bllokuar në anijen ”Ocean Viking” për rreth dy javë
180 emigrantët në bordin e anijes “Ocean Viking” filluan të zbarkonin në portin e Siçilisë të hënën, sipas organizatës “SOS Mesdhetar”.
Ata qëndruan në det për më shumë se një javë, pasi u shpëtuan nga OJQ-ja franceze në fund të qershorit. Kërkesa e anijes për të zbarkuar ishte injoruar disa herë nga portet e Italisë dhe Maltës.
Organizata “SOS Mesdhetar” të premten raportoi disa episode të turbullta në anije, përfshirë tentativa për vetëvrasje dhe kërcënime ndaj ekuipazhit të anijes.
Në bord kishte 25 fëmijë dhe një grua shtatzënë, dhe persona të prejardhjeve të ndryshme si Nigeria, Eritrea dhe Pakistani.
“SOS Mesdhetar” raportoi se autoritetet po kryenin testet e COVID-19 për personat në anije të dielën dhe testet e para rezultuan negative.
Emigrantët do të karantinohen në tragetin italian “Moby ZaZa” për dy javë, për shkak të pandemisë COVID-19.
“Shumë prej tyre shprehen se duan të lëndojnë veten”, tha një oficere e organizatës për Euronews.
“Ata të gjithë janë përballur me eksperienca të frikshme në vendin e tyre të origjinës, gjatë udhëtimit për në Libi, kështu që ekipi jonë dhe skuadra mjekësore po tregohet shumë e kujdesshme këtë mëngjes deri sa të gjithë të zbarkojnë nga anija”.
Ajo shpjegoi më tej se pandemia e COVID-19 kishte detyruar organizatën të operonte në rrethana shumë të vështir, me mjete të mbrojtjes personale dhe komunikimit të kufizuar me bordin e anijes.
Të gjithë të mbijetuarit mbanin maska dhe matën temperaturën ndërsa zbrisnin nga anija.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta