Finlanda dhe SHBA arrijnë një marrëveshje për bashkëpunimin në mbrojtje

31 Tetor 2023 | 18:35

Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunimin në mbrojtje, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.

“Negociatat përfunduan në një frymë pozitive”, tha kryenegociatori finlandez nga Ministria e Punëve të Jashtme, Mikael Antel.

Marrëveshja duhet të miratohet nga parlamenti finlandez, pas së cilës do të publikohet përmbajtja e saj, raporton shërbimi publik finlandez YLE. Mediat më herët njoftuan se marrëveshja do të mundësojë operacionin e trupave amerikane në Finlandë, si dhe do t’i lejojë ata të përdorin disa baza ushtarake në vend, aeroporte dhe porte.

Bisedimet mes dy palëve zgjatën më shumë se një vit. Shtetet e Bashkuara kanë marrëveshje të tilla me më shumë se 20 vende dhe zyrtarët finlandezë shpresojnë se bashkëpunimi i ngushtë me Uashingtonin do të forcojë sigurinë e Finlandës dhe se marrëveshja do të nënshkruhet para përfundimit të vit. Në prill të këtij viti, Finlanda u bë anëtarja e 31-të e plotë e NATO-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anijes turistike LGBTQ+ i refuzohet hyrja edhe në Egjipt disa ditë pasi Turqia e refuzoi

Një anije turistike LGBTQ+ i është refuzuar hyrja në Egjipt. 2,000 pasagjerët e anijes Scarlet Lady, përfshirë performuesen e Broadway-t Patti LuPone të enjten në mëngjes gjetën...
16:12 | 09/07/2026

Irani: Qëlluam 10 raketa në bazën amerikane në Jordani

Dhjetë raketa balistike u qëlluan të enjten në një bazë amerikane në Jordani, sipas Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). IRGC tha se shënjestra ishte...
15:54 | 09/07/2026

Tensionet me SHBA, tankerët iranianë transportuan 10 milionë fuçi naftë të papërpunuar dhe karburant gjatë natës

Intensifikimi i sulmeve në Gjirin Persik gjatë dy ditëve të fundit dhe kërcënimi i Presidentit Donald Trump për të rivendosur një bllokadë detare të udhëhequr...
15:50 | 09/07/2026