Fitimet ‘ekstra’ të euro-deputetëve, raporti: Jo transparentë mbi të ardhurat
Më shumë se dy të tretat e 705 euro-deputetëve kanë punë me kohë të pjesshme, nga të cilat mund të fitojnë mbi 8.6 milioë euro në vit. Transparency International ekzaminoi deklaratat e të ardhurave të gjithë politikanëve dhe konstatoi se deri më tani, 3 milionë euro ishin marrë nga një përfaqësues lituanez, nga një kompani pronash të patundshme, i ndjekur nga një politikan francez, një hungarez dhe presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber.
Raphawl Kergueno, nga Transparency International deklaroi: “Është e ligjshme të kesh punë të tjera përsa kohë je transparent. Por, kur shohim përmbajtjet e deklaratave të euro-deputetëve ne konstatojmë disa aktivitete që ngrenë dyshime. Për shembull përfshirjen e një kompanie shumëkombëshe, në një kohë kur ata vetë ishin ngarkuar me detyrën e hartimit të legjislacionit që mund të prekë këtë kompani”.
“Transparency International” nuk akuzon askënd për shkelje të rregullave, por nënvizon se disa ligjvënës evropianë marrin shpërblime nga kompani të caktuara, në një kohë kur kryejnë aktivitete parlamentare kundër shpërblimeve.
Mes atyre të përfshirë, polaku Marek Belka tha për Euronews se punët e tij të jashtme nuk përbëjnë shkelje të detyrimeve; belgu Gaj Ferhofshtadt përjashton gjithashtu një konflikt interesi; dhe gjermania Monika Hohlmajer mbron pavarësinë e vendimeve të saj politike.
Sipas “Transparency International”, konflikti i interesit duhet të hetohet, sidomos pas skandaleve të influencës të verifikuara në vitet e fundit.
“Sikurse e shohim, në zgjedhjet evropiane, një nga shqetësimet kyçe është ndërhyrja e huaj. Dhe ne e dimë që në teori, sipas rregullave të sotme, është tërësisht e lejueshme të marrësh para nga qeveria e një vendi të tretë, ose të kesh një aktivitet për aq kohë sa je transparent. Por ajo që mbrojmë ne është ndalimi i këtyre aktiviteteve”, deklaroi Kergueno.
Parlamenti Evropian ka miratuar së fundmi rregulla të reja strikte dhe ligjvënësit duhet të pasqyrojnë një informacion më të detajuar mbi të ardhurat.
LEXONI GJITHASHTU:
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë