Fituesit e “SAG Awards”, Triumfojnë filmat “Gjyqi i Çikagos 7″ dhe “Fundi i errët i Ma Rainey”

5 Prill 2021 | 15:17

Ndonëse larg skenës është mbyllur edhe edicioni i 27 i çmimeve SAG kushtuar dramave dhe komedive. Triumfojnë filmat Gjyqi i Çikagos 7″ dhe “Fundi i errët i Ma Rainey.

Drama në sallën e gjyqit “Gjyqi i Çikagos 7” dhe filmi i periudhës së xhazit “Fundi i errët i Ma Rainey” ishin fituesit e mëdhenj e çmimeve të edicionit të 27 të Screen Actors Guild, një nga ceremonitë e fundit të mëdha para natës së Madhe të  Oskar. Çmimet “SAG” fokusohen tek interpretimi i aktorëve individualë dhe si grup në filmat artistikë, si dhe në dramat televizive dhe komedinë në seri.

 “Gjyqi i Çikagos 7”,  një ngjarje e zhvilluar gjatë një proteste të Luftës së Vietnamit në 1968, mori çmimin për grupin  më të mirë me një kast aktorësh që përfshin Sacha Baron Cohen, Eddie Redmayne,, Frank Langella  dhe Mark Rylance.

Chadwick Boseman,  i cili vdiq nga kanceri vitin e kaluar në moshën 43 vjeç, mori një tjetër çmim për rolin e tij të fundit si një përformues  ambicioz i trumpetës në vitet ’30 në  filmin “Ma Black Raundy’s Black Bottom”.

Viola Davis fitoi çmimin për  aktoren më të mirë për interpretimin e një dive të xhazit në  filmin “Ma Rainey”reini

Të katër aktorët Triumfues ishin njerëz me ngjyrë, hera e parë që kjo ka ndodhur në historinë e çmimeve SAG.

“Minari”, historia në gjuhën koreane e një familje emigrantësh në Arkansas, solli një çmim për  aktoren më të mirë  mbështetëse për artisten veterane të  Koresë së Jugut Jung që luan rolin e   një gjysheje të pabesë.

Ky event gjithashtu vlerëson  interpretuesit e televizionit, me kastet e “Schitt’s Creek” dhe “The Crown” duke rrëmbyer  çmimet kryesore përkatësisht për kategoritë  komedia dhe drama më e mirë televizive.

Për shkak të pandemisë edhe ky event u zhvillua larg skenës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026