Fjalimi i lamtumirës, Merkel thirrje gjermanëve të votojnë pasuesin e saj

8 Shtator 2021 | 11:53

Kancelarja Angela Merkel në fjalimin e fundit në parlamentin gjerman i kërkoi qytetarëve të votojnë për kandidatin e partisë ku ajo bën pjesë.

Merkel tha se ‘bëhet fjalë për vendimet e vërteta ekonomike të cilat do të përcaktojnë të ardhmen e këtij vendi dhe numrin e vendeve të punës’.

“Kjo është arsyeja pse, zonja dhe zotërinj mënyra më e mire për të ecur përpara është një qeveri e udhëhequr nga Armin Laschet. Qeveria e tij do të luftojë për stabilitetin, besueshmërinë, moderimin dhe ekuilibrin që është pikërisht ajo për të cilën ka nevojë Gjermania”, tha Merkel.

Kancelarja gjermane do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve federale më 26 shtator.

Në fjalimin e saj, Merkel kritikoi kandidatin e partisë kundërshtare për përdorimin e termit “derra” për të përshkruar njerëzit e vaksinuar kundër COVID-19.

Nga një rrogë mujore prej 25 mijë eurosh si kancelare, Merkel do të përfitojë një pension prej 15 mijë eurosh kur të lërë postin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026