Flluska plastike për të mundësuar takime më personale
Një flluskë plastike me tuba në formë korridoresh është vendosur në oborrin e një azili pleqsh në veri të Francës.
Kjo metodë po i ndihmon të moshuarit që të takohen me të dashurit e tyre, duke ndenjur të sigurt edhe nga COVID-19.
Ky azil në Schadet-Vercoustre ka 60 të moshuar, dhe asnjëri prej tyre nuk është prekur nga coronavirusi, falë masave të rrepta të distancimit social dhe ndalimit të vizitave nga të afërmit.
Kur nisën të lejohen vizitat, më 4 prill, takimet nisën të bëhen përtej një dere xhami. Por kjo mënyrë të krijonte përshtypjen e të qenit në burg.
Për këtë arsye, u mundësua kjo strukturë në formë flluske plastike, ku vizitorët dhe pacientët kalojnë nëpërmjet korridoreve të mbuluara.
Më pas, një plastmas i hollë që i ndan shërben që edhe të prekin duart e njëri-tjetrit dhe të krijohet një ide më personale e takimeve.
Franca ka 144 mijë raste me COVID-19 dhe 28.367 vdekje.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta