Fluturimet drejt SHBA, të gjithë pasagjerët duhet të paraqesin përgjigje negative të tamponit për COVID-19

13 Janar 2021 | 08:27

Të gjithë personat që do të udhëtojnë drejt Amerikës duhet të paraqesin një përgjigje negative të testit të COVID-19.

Ky është njoftimi i fundit nga autoritetet e SHBA, i cili do të hyjë në fuqi pas dy javësh.

Masa vjen nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve një muaj pas një njoftimi të ngjashëm për pasagjerët që vinin nga Mbretëria e Bashkuar.

COVID-19 ka prekur më shumë se 22 milionë persona na SHBA dhe i ka marrë jetën 370,000 personave. Masa e re për udhëtimet është vendosur për të parandaluar përhapje të formave të reja të virusit, të cilat sipas shkencëtarëve përhapen më shpejt.

Vendimi i fundit vlen për të gjithë shtetasit amerikanë si dhe shtetasit e huaj që do të udhëtojnë drejt SHBA.

Kufizimet e reja kërkojnë që pasagjerët ajrorë të paraqesin një përgjigje negative të tamponit të COVID-19 brenda tre ditëve nga fluturimi i tyre drejt SH.B.A., dhe të sigurojnë një provë me shkrim për linjën ajrore. Udhëtarët gjithashtu mund të paraqesin një dokument që tregon se më parë kanë qenë të infektuar dhe tani janë të shëruar.

Linjat ajrore do të ndalojnë pasagjerët të udhëtojnë nëse nuk paraqesin përgjigjen negative të testit.

 

Lexoni gjithashtu:

Mike Pompeo refuzohet nga diplomatët e BE, anulon në minutat e fundit udhëtimin drejt Evropës

Pence refuzon të largojë Trump, zëvendëspresidenti kundërshton fuqizimin e amendamentit 25

Turizëm pa kanabis, autoritetet në Amsterdam: Turistëve t’u ndalohet hyrja në ”Cofee Shop”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026