Fluturimi me balonën hapësinore nis në 2024, kushton 50 mijë dollarë

8 Tetor 2021 | 10:57

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lartësi prej 18 miljesh.

Fluturimi në stratosferë me një balonë mund të shkaktojë pasiguri, por Ryan Hartman, presidenti i World View, thotë se është shumë i sigurt.

Ndryshe nga balonat tradicionale, të cilat ngrihen duke përdorur ajër të nxehtë, balona e hapësirës është e mbushur me helium, i cili e zgjeron balonën sa më lart të shkojë, çka që u jep udhëtarëve një ngritje më të qëndrueshme.

Projekti është krijuar gjithashtu për t’u dhënë udhëtarëve një pamje radikale të të planetit dhe mënyrës se si funksionon.

Fluturimet me balonën hapësinore nis në vitin 2024 dhe udhëtimi kushton 50 mijë dollarë.

Kompania World View po kryen testime në bazën në Arizona. Udhëtimet pritet të zgjasin rreth gjashtë deri në tetë orë, por ata planifikojnë të ofrojnë gjithashtu një aventurë pesë ditore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026