‘Fluturon’ inflacioni në Evropë, rritje me 10 për qind në shtator
Të gjithë e kanë vënë re në llogarinë bankare. Paratë po pakësohen. Çmimet po rriten në stratosferë dhe mbushja e arkës së ushqimeve po bëhet më e vështirë.
Kjo konfirmohet nga Eurostat, që sapo ka njoftuar se inflacioni u rrit me 10 për qind gjatë shtatorit, duke shënuar një rekord të ri. Vetëm një vit më parë, inflacioni në shtator ishte 3.4 për qind.
Sërish, çmimet e energjisë, me një rritje prej 40 për qind, janë shkaku kryesor për rritjen e kostos së jetesës. Ndërkohë, ushqimi, duhani dhe alkooli u rritën me thuajse 12 për qind.
Kryesori në koktejin e faktorëve që ndikojnë në rritjen e kostos së jetesës është shkurtimi i furnizimeve me gaz natyror nga Rusia dhe përpjekja për të siguruar furnizime materialesh të papërpunuara, teksa ekonomia globale po del nga vitet e pandemisë së COVID-19.
Zyrtarët evropianë i cilësojnë shkurtimet e gazit nga Moska një shantazh energjetik, që synon të përçajë qeveritë perëndimore mbi sanksionet e vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta