Forumi për holokaustin, liderë nga e gjithë bota diskutojnë mbi luftën ndaj racizmit
Forumi Ndërkombëtar i Malmos mbi Kujtesën e Holokaustit dhe Luftimin e Antisemitizmit po mbahet këtë javë në Malmo të Suedisë.
Në fillim të forumit pjesëmarrësit kanë ndjekur kujtimet e mbijetuarve të Holokaustit të cilët iu kërkuan politikanëve më tepër përgjegjshmëri për një botë në paqe dhe të zhvilluar.
Në këtë forum marrin pjesë, delegatë nga rreth 50 vende të ndryshme, përfshirë krerë shtetesh, studiues, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven tha se ky forum nuk zhvillohet vetëm për të kujtuar krimet ndaj hebrenjve, por edhe për të luftuar çdo lloj racizmi.
“Ne nuk duam thjesht një deklaratë tjetër për të kujtuar krimet ndaj hebrenjve. Dhe si rrjedhojë kam inkurajuar delgacionet pjesëmarrëse që të prezantojnë masa konkrete për të promovuar ditën e kujtesës së Holokaustit dhe për të luftuar anti-semitizmin dhe çdo formë tjetër të racizmit”, u shpreh Stefan Lofven.
Në konferencë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Këshillit Europian, Carls Mishel, si dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili mbajti një fjalim të shkurtër.
Forumi i Malmos ishte caktuar të mbahej në tetor 2020. Megjithatë, për shkak të pandemisë COVID-19, u vendos gjatë pranverës së vitit 2021 që Forumi të shtyhej për në tetor të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta