FOTO/ “Barbari” në Indonezi: Çifti i paligjshëm ndëshkohet me 140 kamzhikë, gruaja humbi ndjenjat
Një nga dënimet më të ashpra të zbatuara ndonjëherë në Indonezi sipas ligjit të Sharias iu dha një çifti të pamartuar në provincën Aceh, i vetmi rajon në vend që zbaton ligjin islamik. Çifti u dënua të enjten me 140 goditje me kamzhik në një ekzekutim publik në një park, për kryerjen e marrëdhënieve seksuale jashtë martesës dhe pirjen e alkoolit.
Sipas zyrtarëve lokalë, dënimi përbëhej nga 100 goditje për marrëdhënie seksuale jashtë martesës dhe 40 për konsum alkooli. Gruaja nuk mundi ta duronte dhimbjen. Asaj i ra të fikët dhe u dërgua në spital me ambulancë, ndërsa partneri i saj qëndroi i përpiktë për të përballuar rrahjen.
Çifti ishte pjesë e një grupi prej gjashtë personash që u ndëshkuan për shkelje të ligjit islamik, përfshirë një oficer të policisë së Sheriatit dhe partneren e tij, të cilët u rrahën me 23 goditje secili.
Autoritetet e Aceh përdorin rrahjen me kamzhik si formë ndëshkimi për vepra penale që përfshijnë bixhozin, konsumimin e alkoolit dhe marrëdhëniet seksuale jashtë martesës. Sipas shefit të policisë së Sharias në Banda Aceh, Mohammad Rizal: “Siç premtuam, nuk bëjmë përjashtime, veçanërisht për anëtarët tanë. Kjo sigurisht që e njollos emrin tonë.”







Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar