Foto Galeri | Koreja e Veriut feston 73-vjetorin e themelimit të shtetit

9 Shtator 2021 | 12:16

Koreja e Veriut ka festuar 73-vjetorin e themelimit të shtetit me një paradë ushtarake të mbajtur mbrëmjen e së enjtes.

Televizioni shtetëror ka publikuar pamje ku shfaqen ushtarakë me uniforma ngjyrë portokalli, por ndryshe nga paradat e mëparshme, nuk ka pasur ekspozim të raketave balistike.

Kim Jon Un ka qenë i pranishëm gjatë festimeve ku forcat paramilitare dhe të rendit publik marshuan në sheshin Kim Il Sung në Penian, raporton agjencia mediatike KCNA.

Veçantia e festimeve  të këtij viti ishte se pjesëmarrësit kishin veshur kostume mbrojtëse të ngjashme me ato që përdoren nga stafi mjekësor, në shenjë nderimi ndaj përpjekjeve në luftën kundër COVID-19.

 

Pamje nga parada e 73-vjetorit të themelimit të Koresë së Veriut by Euronews Balkans

Sipas raportimeve, Kim Jon Un nuk mbajti fjalim, por vetëm ka përshëndetur trupat nga ballkoni ku qëndronte.

Teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më të ulët, Kim dhe motra e tij kanë theksuar se Koreja e Veriut do të vazhdojë të rrisë kapacitetet mbrojtëse dhe i ka bërë thirrje Uashingtonit që të braktisë politikat armiqësore, duke lënë të nënkuptojë sanksionet e vendosura dhe mospranimin e Koresë së Veriut si fuqi bërthamore.

Por sipas ekspertëve, Kim ndodhet në një prej momenteve më të vështira që nga koha kur trashëgoi pushtetin afro një dekadë më parë. Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë për një periudhë pa afat për të shmangur hyrjen e coronavirusit në vend, por nga ana tjetër shpresat për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare duket se janë ende shumë larg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026