Franca bëhet vendi i parë në Europë që do të rimbursojë barnat për humbje peshe
Franca do të fillojë të rimbursojë ilaçet për humbje peshe, si Wegovy dhe Mounjaro, duke filluar nga 15 qershori, njoftoi të enjten Ministrja e Shëndetësisë, Stéphanie Rist. Me këtë vendim, Franca bëhet vendi i parë në Evropë që mbulon kostot e këtyre barnave në mënyrë të tillë.
“Jam mjaft krenare, sepse jemi vendi i parë në Bashkimin Europian që ofrojmë rimbursim sipas mbulimit standard, në mënyrë të përhershme”, tha Rist në televizionin francez.
Ajo sqaroi se rimbursimi do të jetë zyrtarisht 65%, por në praktikë shumica e pacientëve do të mbulohen plotësisht, pasi kanë sëmundje bashkëshoqëruese si hipertensioni ose diabeti, çka e çon mbulimin efektiv deri në 100%.
Wegovy, i prodhuar nga gjigandi farmaceutik danez Novo Nordisk, dhe Mounjaro i Eli Lilly and Company, bëjnë pjesë në një brez të ri barnash për humbje peshe.
Të njohur si agonistë të receptorit GLP-1, këto ilaçe ndihmojnë në uljen e peshës duke imituar një hormon që redukton oreksin.
Sipas vlerësimeve, deri në fund të janarit, më shumë se 70,000 pacientë në Francë po trajtoheshin me Mounjaro.
Çmimet e larta kanë qenë një pengesë e madhe për aksesin në shumë vende, përfshirë Francën, ku pacientët paguajnë rreth 300 euro në muaj për injeksione.
Terapia ka qenë e disponueshme në Francë me recetë që nga viti 2024, por nuk ishte përfshirë ende në skemën e rimbursimit të sigurimeve shëndetësore deri tani.
Në qershor 2025, Franca lejoi të gjithë mjekët, jo vetëm specialistët si endokrinologët, të përshkruajnë këto barna.
Sipas Anketës Kombëtare Epidemiologjike 2024 për mbipeshën dhe obezitetin, rreth 18% e popullsisë franceze, afërsisht 10 milionë njerëz, janë obezë.
Në Bashkimin Europian, vlerësohet se 51% e popullsisë mbi 16 vjeç është mbipeshë dhe 17% është obeze, sipas të dhënave të Parlamentit Europian.
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
- 19:51 Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 19:37 Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre