Franca heq rregullin për mbajtjen e maskës në ambiente publike

16 Qershor 2021 | 14:09

Franca ka shfuqizuar vendimin që kishte bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskave në vende publike, si dhe do të heqë orën policore shumë më parë nga sa ishte planifikuar.

Ka qenë Kryeministri Jean Castex ai që ka njoftuar ndryshimin e masave gjatë së mërkurës.

Mbajtja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme që nga e enjtja, ndërsa ora policore do të hiqet të dielën, dhjetë ditë më herët nga plani fillestar.

Franca ka regjistruar mesatarisht 3,900 raste të reja, një rënie drastike nga shifrat që shkonin deri në 35 mijë të raportuara gjatë marsit dhe prillit.

Rreth 28 për qind e popullsisë së rritur të vendit ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Të martën, Bashkimi Europian miratoi programin e vaksinimit për moshat 12-18, për të ndihmuar në imunizimin e plotë të vendeve të anëtare teksa heqin masat kufizuese në mënyrë graduale.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026