Franca lë pas pandeminë, qytetarët nisin të puthen sërish

29 Shtator 2021 | 09:43

Përshëndetja tradicionale franceze “la bise”, ose puthja në dy faqe, po rikthehet gradualisht teksa coronavirusi po tërhiqet.

E përdorur mes familjarëve, miqve dhe këdo tjetër në takime, “la bise” ishte ndaluar de fakto për shkak të pandemisë.

Por me mbi 70 për qind të popullsisë tërësisht të vaksinuar, njerëzit po i zëvendësojnë puthjet në ajër me ato nëpër faqe, duke shijuar edhe tingujt e tyre.

“Vaksinimi na ndihmoi shumë, si në aspektin personal, për t’u mbrojtur, ashtu edhe për të mbrojtur të tjerët. Gjithashtu, unë nuk shoh arsye përse nuk duhet bërë. Më mirë i vaksinuar dhe të puthësh sesa i pavaksinuar dhe të mos puthësh dot”, thotë një qytetar.

Parisienet Anna dhe Carmela, pasi u përqafuan dhe puthën njëra-tjetrën, thanë se nuk mund të jenë më dakord së kaq.

“Është shenjë e ngrohtësisë dhe mikpritjes së një personi tjetër. Është dashuri, shënon një takim, një miqësi. Jemi së bashku”, thotë Anna.

Edhe presidenti Emmanuel Macron, që kishte rekomanduar njerëzit të mos putheshin e të mos shtrëngonin dorën për shkak të rrezikut të infeksionit, tani mund të shihet duke dhënë puthje.

Sidoqoftë, shumë parisienë mendojnë se gjërat nuk do të jenë njësoj. Së pari, njerëzit janë bërë më selektivë dhe së dyti, e kanë bërë më të lehtë refuzimin për të puthur.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026