Franca lehtëson masat, rihapen disa biznese, radhë të gjata nëpër dyqane

30 Nëntor 2020 | 06:30

Franca ka vendosur të lehtësojë kufizimet e vëna më parë për parandalimin e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, duke hapur sërish bizneset ‘jo parësore’.   

Si rrjedhojë, rihapja e dyqaneve që shesin këpucë, rroba apo lodra ka shkaktuar radhë të gjata të qytetarëve që presin për të blerë.

Gjithashtu e njëjta situatë është vënë re edhe në pikat e parukerive dhe berberhane, ku qytetarët kanë krijuar radhë të gjata, pavarësisht sistemeve të rezervimit në internet që kanë vendosur disa prej këtyre bizneseve.

Lehtësimet janë mirëpritur nga shumica e qytetarëve, të cilët me këtë rast kanë filluar blerjet për festat e fundvitit.

“Ne duam të jemi në gjendje të jetojmë dhe të përgatitemi për Krishtlindjen. Një gjë e tillë është shumë e vështirë kur jemi të mbyllur në shtëpi.” , u shpreh një qytetare në Paris,  Isabelle Garsin.

Qeveria ka lejuar bizneset ‘jo parësore’ të qëndrojnë të hapura me orar të kufizuar, deri në 9 të darkës, me qëllim që t’i lejojë dyqaneve dhe pronarëve rimëkëmbjen ekonomike. Megjithatë, qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit social dhe mbajtjen e maskave të detyruara.  

“Të rimarrësh sadopak liri, pas të gjitha atyre që kemi hequr për një vit. Ja pra, është kaq e thjeshtë”, u shpreh një ekspert kompjuteri, Franck Rechar.

Pavarësisht këtyre lehtësimeve, lokalet dhe restorantet do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri më 20 janar, me qëllim shmangien e grumbullimeve gjatë periudhës së festave, si dhe për të reduktuar numrin e të infektuarve.

Lexoni gjithashtu:

Natë protestash në Francë, manifestime masive kundër dhunës policore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026