Franca, ligj për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga teknologjia

25 Tetor 2021 | 20:42

Libraria e Sophie Fornairon në Paris i ka mbijetuar rritjes së Amazonit falë një ligji francez që ndalon uljen e çmimit të librave të rinj.

Megjithatë, Sophie Fornairon thotë se aftësitë e gjigantit të teknologjisë për të shkurtuar koston e dërgesave online e kthen sërish tregun kundër librarive fizike.

Fornairon, që zotëron librarinë “Canal” në qendër të Parisit, tani shpreson se legjislacioni i ri që parashikon caktimin e një çmimi bazë për shpërndarjet do të barazojë kontestin në betejën e dyqaneve kundër Amazon.

“Ligjet e mëparshme janë anashkaluar nga Amazon, që kur ajo u ofron klientëve dërgesa që kushtojnë vetëm një cent. Ndaj ky ligj i ri është një kthim i drejtë i barazisë”, thotë ajo.

Nga ana e saj, Amazon ka deklaruar se ligji i ri i miratuar nga Parlamenti, por që ende nuk ka hyrë në fuqi, do të ndëshkojë banorët e zonave rurale që e kanë të vështirë të vizitojnë libraritë.

Por në vendin e Victor Hugo, ku libraritë e lagjeve konsiderohen shumë të rëndësishme, lëvizja e qeverisë është e fundit për të mbrojtur atë që konsiderohet kulturë kombëtare nga kompanitë e mëdha të teknologjisë.

Mbi 20 për qind e 435 milionë librave të shitur në Francë në vitin 2019 u blenë online dhe pjesa e tregut e rreth 3 mijë e 300 librarive të Francës ka pësuar një rënie të ngadaltë për shkak të konkurrencës nga shitësit online, që përveç Amazon janë edhe FNAC dhe Leclerc.

Mbështetja nga presidenti Emmanuel Macron çoi në miratimin e ligjit të ri, që mori formë në Senat. Ai nuk shënjestron me emër Amazon, por duhet ende të hyjë në fuqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026