Franca miraton ligjin për vaksinim të detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë
Parlamenti i Francës miraton legjislacionin që i bën vaksinat kundër koronavirusit të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe zgjeron listën e vendeve ku do të kërkohet certifikata e COVID-19.
Presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria e tij thonë se ato janë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit dhe për të ulur shtrimet në spitale.
Ligji kërkon që të gjithë punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor të vaksinohen deri më 15 shtator, ose rrezikojnë pezullimin.
Sipas ligjit qytetarëve u nevojitet një certifikatë COVID për të hyrë në të gjitha restorantet, trena, avionët dhe vende të tjera publike. Fillimisht do zbatohet për të rriturit, por nga 30 shtatori do të zbatohet për të gjithë personat mbi 12-vjeç.
Përmes këtij dokumenti dëshmohet nëse personi është vaksinuar plotësisht, ka një test negativ në 48 orët e fundit ose është shëruar nga virusi.
Këto vendime kanë nxitur protesta dhe tensione politike në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta