Franca shton sigurinë, 100,000 forca policie gjatë natës së ndërrimit të viteve

31 Dhjetor 2020 | 10:32

Franca ka urdhëruar mobilizimin e 100,000 policëve gjatë natës së ndërrimit të viteve për të siguruar se rregullat e shtetrrethimit do të zbatohen.

Sipas ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin, policët gjithashtu janë urdhëruar të qëndrojnë në gatishmëri edhe për shkak të kërcënimit të lartë të terrorizmit në vend.

Ai tha se prezenca e forcave të policisë do të jetë e ndjeshme në qendrat e qytetit dhe në metrotë e vendit duke nisur nga ora 20:00.

Masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 kanë detyruar qytetarët në të gjithë botën të festojnë brenda shtëpive.

Qytetarët në Francë mund të thërrasin miq në shtëpi, por të gjithë duhet të jenë brenda në orën 20:00 deri në orën 06:00 të datës 1 janar, në përjashtim të rasteve kur dikush ka një arsye për të lëvizur.

Personat që do të thyejnë rregulla rrezikojnë të marrin një gjobë prej 135 eurosh.

Qeveria ka rekomanduar që maksimumi i personave të jetë 6.

 

Lexoni gjithashtu: 

2020 vit i trishtë, COVID-19 merr mijëra jetë në RMV, pandemia gjunjëzon ekonominë

Viti 2020 përgjatë një pandemie, miliona të infektuar dhe viktima, shpresa te vaksina

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026