Franca përkujton sulmet ndaj revistës “Charlie Hebdo” me 17 të vrarë

7 Janar 2022 | 20:18

Ceremoni të ndryshme u mbajtën të premten në Paris, për të shënuar 7-vjetorin e sulmeve me sfond islamik ndaj redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe ndaj një supermarketi hebre, ngjarje që lanë pas 17 persona të vdekur.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin dhe kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo udhëhoqën homazhet në nder të viktimave pranë selisë së “Charlie Hebdo”, përpara se të vendosnin buqeta me lule jashtë supermarketit “Hyper Cacher”.

Më 7 janar 2015, zyrat e Charlie Hebdo u bastisën nga dy persona të armatosur, vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, të cilët qëlluan dhe vranë 12 persona, përpara se të ekzekutoheshin nga policia pas dy ditë ndjekje, në veri të kryeqytetit francez.

Sulmi në fjalë u pasua një ditë më vonë nga vrasja e një oficereje policie nga Amedy Coulibaly, një besnik i Shtetit Islamik dhe sulmi në dyqanin hebre në periferi të Parisit, ku ai ekzekutoi 4 pengje, përpara se të vritej nga forcat speciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026