Francë, përplasja e dy aeroplanëve në ajër përfundon me viktima

11 Tetor 2020 | 07:03

Dy aeroplanë janë përplasur të shtunën në mesditë gjatë fluturimit në Loches, Francë, ku pesë persona kanë mbetur të vdekur.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për përplasjen e një aeroplani turistik dhe një aeroplani të vogël, të cilët u përplasën në ajër.

Një aeroplanin e vogël gjendeshin dy persona ndërsa në aeroplanin DA40 ndodheshin tre persona.

Përplasja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe pas kësaj aeroplani me peshë të lehtë është ulur në oborrin e një shtëpie.

Dëshmitarët tregojnë se, pas kësaj është përfshirë nga flakët.

Kurse aeroplani turistik me katër vende dhe një motor, u rrëzua në një zonë të pabanuar.

Të pesë udhëtarë janë konfirmuar të vdekur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026