Francë, dy të lënduar pas sulmit me thikë pranë ish-zyrave të Charlie Hebdo

25 Shtator 2020 | 10:52

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në Paris pranë ish-zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo, njoftojnë burime policore për Euronews.

Më herët policia njoftoi se kishin qenë 4 persona të plagosur.

Një prej të dyshuarve është arrestuar pranë qendrës së Parisit, njofton policia. Ndërsa më herët raportuan se 2 të tjerë janë ende në kërkim.

Prokurori ndërkombëtar i anti-terrorit do të hetojë rastin, sipas AFP, ndërsa zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi se është hapur një çështje për “tentativë vrasje”.  

“Duke marrë shkas nga vendi dhe koha ku ndodhi sulmi, përpara godinës ku ka qenë redaksia e Charlie Hebdo, duket se ka qenë një dëshirë të qartë nga agresori për të vrarë dy personat”, shtoi prokurori i Parisit.

Mediat franceze raportojnë se dy të personat e lënduar janë punonjës në kompaninë “Premières Lignes”.

Paul Moreira, gazetar në kompaninë “Premières Lignes”, tha për televizionin lokal BFM-TV se të plagosurit ishin punonjës të rinj dhe në momentin e sulmit ishin duke qëndruar jashtë godinës. Ai tha se kompania nuk ka marrë kërcënime më parë.

Zona është rrethuar nga policia pasi në vendngjarje është spikatur dhe një pako e dyshimtë. Po ashtu është zbuluar dhe një thikë e mprehtë pranë stacionit të metrosë.

Kryeministri francez Jean Castex tha në Twitter se po shkonte tek Ministria e Brendshme për të marrë më shumë të dhëna për situatën. 

Më 7 janar 2015, dymbëdhjetë persona mbetën të vdekur pas një sulmi terrorist brenda ambienteve të revistës.

Ndërkohë, që në Francë po zhvillohet gjyqi për 14 personat e përfshirë në sulmin terrorist në selinë e Charlie Hebdo.

Deri më tani motivi është i paqartë dhe nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje me sulmin e vitit 2015.

Autoritetet lokale i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet përreth kësaj zone dhe se po vijon operacioni policor për të arrestuar agresorin.

Zëvendës kryetari i bashkisë Emmanuel Gregoire tha në Twitter se policia është në kërkim “të një individi të rrezikshëm”.

“Nuk ka vend për terror në Europë”

Politikanët kanë reaguar të tronditur dhe të trishtuar pas lajmeve për sulmin.

Presidenti i Këshillit, Charles Michel, shkroi në Twitter se lutjet e tij shkojnë për viktimat, duke shtuar se “terrori nuk ka vend në territorin europian”.

Presidentja e rajonit, Valérie Pécresse, tha se ishte “tërësisht e tronditur nga sulmi pranë ish-zyrave të CharlieHebdo, një lagje e Parisit që ka paguar një çmim të shtrenjtë nga dhuna e terrorizimit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026