Frika në transport publik, në Francë prodhohet pëlhura dezinfektuese

9 Qershor 2020 | 04:49

Teksa jemi duke mësuar të bashkëjetojmë me covid 19, transporti publik është më shumë se kurrë një burim shqetësimi për të gjithë ne . Rreziku i infeksionit është më i lartë teksa përdoren autobusë, trena apo kur je i pranishëm  në vende publike.

Në Lion, “Trajet” – një kompani e specializuar në pastrim, ka gjetur një zgjidhje për ta bërë transportin publik më të sigurt.

Për disa vite, ata kanë prodhuar materiale speciale në bashkëpunim me një tjetër fabrikë në Spanjë.

Dhe së fundmi në kohën e pandemisë , kanë prodhuar një pëlhurë dezinfektuese e cila përmes një procesi të quajtur fotokalizë është  e aftë  të eliminojë pothuajse 100% përmbajtjen virale .

“Ne kemi arritur të integrojmë një përçues, të cilin mund ta quajmë katalizator, në pëlhurat tona, i cili aktivizohet kur është në kontakt me rrezet ultravjollcë.

Qëllimi i këtij reagimi është që të oksidohen komponimet dhe të kthehen në molekula të padëmshme, si uji ose kripë|”u shpreh Jérome Blanc president i kompanisë Trajet.

Falë dritës natyrale ose artificiale, ky material është i aftë të shkatërrojë bakteret, mikrobet dhe viruset në vetëm një minutë.  Teste të realizuara në laboratorë privatë në SHBA dhe Spanjë kanë provuar efektivitetin e tij kundër coronavirus.

Këto pëlhura dekontaminuese janë kryesisht të destinuara për transport, por mund të kenë aplikime të tjera.

“Ne mund të imagjinojmë kinematë, sallat e koncerteve duke përdorur këto pëlhura të zgjuara, dhe në mes  të seancave mund të ketë një orë aktivizim të dritës ultravjollcë për të dekontaminuar dhomën”nënvizoi presidenti i Trajet.

Rrjeti i transportit në Lion ka nisur të pajisë disa prej trenave me këtë pëlhurë.

Ndoshta të tjera qytete në Francë dhe në botë do të ndjekin të njëjtin shembull.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026