Frika nga lija e majmunit, kompania gjermano-daneze rrit prodhimin e vaksinës

28 Qershor 2022 | 19:54

Prodhuesi i vetëm në botë i vaksinës kundër lisë së majmunit, kompania gjermano-daneze “Bavarian-Nordic” po intensifikon prodhimin e saj për të plotësuar kërkesën globale.

Lëvizja vjen pasi autoritetet shëndetësore në Evropë, por edhe ato në Shtetet e Bashkuara porositën disa qindra mijëra doza shtesë nga grupi me seli në Kopenhagën.

“Mendojmë se e kemi situatën nën kontroll. Po monitorojmë me kujdes kërkesën globale dhe kemi një task forcë të brendshme që po shqyrton të gjitha kërkesat në ardhje. Ndaj mund të them se e kemi situatën nën kontroll”, u shpreh zv.president i “Bavarian Nordic”,  Rolf Sass Sørensen.

Që nga rënia e tij më 1 janar, virusi është përhapur në vende të shumta të Evropës dhe numri i rasteve të infektimit ka ardhur në rritje.

Deri më 22 qershor kanë qenë 3 mijë e 413 rastet e konfirmuara dhe vetëm një vdekje, e raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga 50 vende.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

Shumica e izraelitëve nuk e konsiderojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu si një figurë të besueshme, sipas një sondazhi të realizuar nga Channel 12. Të dhënat e...
16:50 | 12/07/2026

“Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

Po bëhet çështje vizita dhe incidenti (le ta quajmë kështu) në Bregun Perëndimor i deputetit demokrat nga Kalifornia, Ro Khanna, një përvojë që ai e...
15:34 | 12/07/2026

U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

Një burrë me fytyrën e mbuluar me maskë të zezë u pa gjatë funeralit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke nxitur spekulime se...
15:13 | 12/07/2026