Frika nga varianti britanik i virusit, rritje e të infektuarve në disa shtete, shtohen pasiguritë mbi AstraZeneca-n
Covid-19 nuk po zhduket në Francë, ku qeveria mund të rivendosë masa të reja kufizuese pasi rritja e të infektuarve vijon të mbetet e lartë.
Situata është më shqetësuese në Paris. Ministri i Shëndetësie konfirmoi se me shumë mundësi pacientët do të transferohen në rajone të tjera franceze.
“Po bëhemi gati të transferojmë shumë pacientë në të tjera rajone, çka mund të nis nga kjo fundjavë. Kur them shumë, do të thotë se bëhet fjalë për dhjetëra ndoshta qindra pacientë që mund të zhvendosen në të tjera spitale apo në rajone të tjera të vendit. Solidariteti mes rajoneve është thelbësor sepse mund të shpëtohen jetë”, u shpreh Olivier Véran, ministri francez i Shëndetit.
Edhe në Poloni një ditë më parë u regjistrua numri më lartë të të prekurve që nga nëntori. Masa të reja kufizuese do të hyjnë në fuqi nisur nga e hënë përfshirë edhe Varshavën. Duket se shkak i kësaj situate është variant britanik i virusit.
Ndërsa në Portugali dy muaj pas izolimit për të mbajtur nën kontroll pandeminë nga fundjava nisin të lehtësohen masat kufizuese.
Por, kufiri me Spanjën do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri për Pashkë.
Sa i përket procesit të vaksinimi, ka zhvillime pozitive dhe negative.
Nga njëra anë, vaksina e ‘Johnson & Johnson’ u miratua nga EMA, një vaksinë që jepet me një dozë, ruhet në temperatura normale frigoriferike.
Kreu i kompanisë tha se ata presin që të prodhojnë deri në 3 miliardë doza të vaksinës vitin e ardhshëm.
Gjithashtu, vaksina Novavax në një test të kryer në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se ishte 96% efektive duke qënë, një hap më pranë aprovimit.
Nga ana tjetër, vaksina AstraZeneca vijon të shkaktojë shqetësime pasi disa vende regjistruan vdekje të pacientëve që kishin marrë dozën e saj.
Vende si Danimarka, Norvegjia dhe Islanda pezulluan përdorimin e vaksinës për të zbuluar nëse vaksina kishte ndikime.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta