Frikë se mund të nxisë trazira, YouTube i bllokon llogarinë Donald Trump
Rrjeti social YouTube, i cili është në pronësi të Google, njoftoi të martën se ka pezulluar llogarinë e Presidentit të SHBA, Donald Trump pas trazirave që ndodhën në Capitol Hill në SHBA, javën e kaluar.
Shërbimi më popullor i shpërndarjes së videove në botë, ka ndjekur vendimet e mediave të tjera sociale, të cilat vendosën që të ndalojnë ose pezullojnë biznesmenin e pasurive të patundshme për shkak të frikës se ai mund të përdorë mediat sociale për të nxitur më shumë trazira.
“Pas shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne hoqëm përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin e Donald J. Trump për shkeljen e politikave tona”, thuhet në një deklaratë të YouTube.
Kanalit të Donald Trump i është ndaluar përkohësisht që të ngarkojë përmbajtje të re, për një minimum prej 7 ditësh.
Gjithashtu në njoftimin e YouTube thuhet se do të bllokohen edhe komentet deri në një afat të pacaktuar.
“Duke pasur parasysh shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me dhunën, ne gjithashtu do të çaktivizojmë deri në një afat të pacaktuar komentet në kanalin e Presidentit Trump, siç u kemi bërë edhe kanaleve të tjera ku ka shqetësime të sigurisë, të gjetura tek komentet”, thuhet me tej ne deklaratë.
Masa erdhi disa orë pasi grupet e të drejtave civile kishin kërcënuar se do të organizonin një bojkot reklamash kundër YouTube.
Lexoni gjithashtu:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta